Lajme

Reciprociteti i targave, Kurti: Jemi duke shqyrtuar mundësinë e kompensimit për qytetarët e Luginës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur sërish për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve.

Kurti u pyet nga gazetarët se çfarë do të ndodh në këtë rast me shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët do të duhet të paguajnë për marrjen e targave të përkohshme RKS.

Lexo më shumë  Rushiti: Pranova kandidimin vetëm që vendi të dalë nga ngërçi politik

Kryeministri tha se janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

“Jemi të vetëdijshëm që shumë qytetarë të Luginës do t’iu duhet të paguajnë na vjen keq për këtë gjë, jemi duke shqyrtuar një mundësi që çfarë mekanizimi shtetëror të gjejmë që të kompensohen sado pak ta korrigjojmë këtë kosto që e kanë”, ka thënë Kurti. 

Lexo më shumë  Gjinovci kritikon opozitën dhe mediat: Paqartësi për nënshkrimet për Vjosa Osmani, 15 nënshkrime pa emër kandidati

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *