Opinion/Aktualitet

Presidenti Vuçiç harron se kanë ndryshuar faktet subjektivë dhe objektivë

Nga Elvis Hoxha

Presidenti Vuçiç harron se prej kohës kur Beogradi provokonte dhe sulmonte kanë ndryshuar shumë fakte subjektivë dhe objektivë:- objektive: Kosova është e pavarur.

– Subjektive: me qeverinë Kurti Kosova do ta ushtrojë gjithnjë e më shumë pavarësinë e vet e kjo gjë normalisht do t’i pëlqejë. Deri tani Kosova kryente marrëveshje për hir të Serbisë e jo vetvetes.- Objektive dhe subjektive: BE-ja nuk do t’ia hedhë më me biondina alla Mogherini që tallen me gjashtë burra qesharakë mes flamujve e Kamerave. Jo më ! Lajçaku do të jetë i detyruar të mëojë para çdo takimi sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

– Objektive: Tipat si Agim Veliu do të kenë ngatërresa në kujtesë. Ata do të harrojnë se takoheshin me Grenellin për reciprocitetin e shkëmbimeve të territoreve të Kosovës, madje do të kenë haluçinacione të së kundërtës. Subjektive: votuesi i LDK-së do të tregojë se voton njëkohësisht edhe Veliun edhe Gashin, edhe pse ata thonë të kundërtën në lidhje me sovranitetin e Kosovës.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *