Lajme

Kosovë: Nga e hëna askush nuk mund të hyjë në bare pa certifikatë vaksinimi apo test negativ

Duke filluar nga e hëna e javës së ardhshme të gjithv personat që do të hyjnë në bare apo restorante duhet të kenë një certificate vaksinimi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi.

Sipas Vitisë, kjo do të bëhet në kuadër të masave të reja anti-Covid dhe të gjithë ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjikun.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

“Në masat që jemi duke hartuar tani edhe në gastronomi të aplikohet nga data 27 shtator të aplikohen masa kufizuese vetëm me certifikatë të vaksinimit, me test PCR dhe me test serologjik. Shoqata e Gastronomeve është treguar bashkëpunuese në këtë drejtim. Me këto shifra, një masë e tillë nuk është më pengesë as për sektorin e gastronomisë”, tha Vitia.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Në fjalën e tij ai u shpreh se shpreson që të ketë mirëkuptimin e subjekteve politike në mënyrë që situate aktuale të ndryshojë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *