Rikthim te gurët natyrorë, një diamant 1 175 karat ekspozohet në Nju-Jork
Në përpjekje për të nxitur oreksin e investitorëve për diamante natyrorë, kompania minerare Lucara Diamond Corp dhe prodhuesi HB Antwerp zbuluan të hënën një diamant 1 175 karat në Nju-Jork.
Kompanitë thonë se ky është diamanti më i madh i paprekur në Shtetet e Bashkuara dhe i treti më i madh që është zbuluar ndonjëherë.
Siç raporton Reuters, HB Antwerp nuk ka vendosur ende për prerjen apo jo të gurit të çmuar.
Diamanti i përmasave të mëdha u ekspozua në Hotel Whitby në qendër të Manhattanit.
Guri i paprerë ishte një nga tre diamantet me mbi një mijë karat të nxjerra nga miniera Karowe në Botsvana vitet e fundit. Në vitin 2020, të dy kompanitë u bashkuan me Louis Vuitton për të ekspozuar diamantin Sewelo, nga e njëjta minierë.
Partnerët synojnë të kthejnë vëmendjen te gurët natyrorë, në një kohë kur diamantet e bërë në laborator po shfaqen si alternativa komerciale të vlefshme për diamantet e vërtetë.