Lajme

‘Unë jo të heq nga puna, por të vë prangat’Protesta e prindërve në shkollën në Qerret, përplasen me drejtorin

Banorët e Qerretit në Kavajë kërkojnë që shkolla e fëmijëve të tyre të rikonstruktohet. Ata janë përplasur mëngjesin e sotëm me drejtorin e shkollës, për shkak se baza materiale për fëmijët e tyre është e vjetër, ndërkohë që edhe pse godina u ndërtua e re mungon uji, dhe xhamat e disa dritareve janë të thyera.

Bankat dhe karriget janë pothuajse të thyera sipas prindërve, të cilët thonë se çështjen do ta çojnë deri në Strasburg. Ndërkohë që prindërit janë përballur dhe me drejtorin e shkollës, të cilit i kanë kërkuar llogari për moszbatimin e projektit. Prindërit kërcënojnë se nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të marrin mësim në ambiente të tilla.

YouTube player

Kanë sjellë ca plehra këtu, shkolla e re nuk ka as ujë, duan që ti fusin brenda dhe ti mbyllin sytë këtij komuniteti, do ta çojmë deri në Strasburg, ta di mirë edhe qeveria edhe Bashkia.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Drejtori i shkollës: Unë i përshëndes të gjithë banorët, kam qenë dhe jam krah tyre, problemi është se në oborrin e shkollës nuk mund të lejohet askush pa autorizim, dhe të gjithë jeni pa maska. Ne kemi bërë kërkesë për bazën materiale që do të futet brenda, janë komunikime me procesverbale, ne asgjë nuk kemi marrë me inventar, padiskutim, pse jo mund të sillet dhe bazë e re materiale. Ne jemi në dispozicion të autoriteteve më të larta që janë Bashkia dhe Ministria e Arsimit.

Qytetari: Drejtor ju po na vini këtu dhe po na bëni propagandë, jo maska, jo pa maska. Unë këtu kam ardhur për ankesën e kësaj shkolle, ujë jo, palestra për turp të zotit, ik shih shkollën e Golemit dhe krahasoje, unë se bie fëmijën tim këtu, unë jo të heq nga puna por të vë prangat. Të gjithë fëmijët janë bërë azmatik nga kjo shkollë këtu 120 vjeçare. Ke kërkuar dru nga bashkia? I kemi sjellë ne me çanta dhe me makina, për tu ngrohur nga shtëpia, lërini mos na bëni përralla.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Drejtori i shkollës tha se ai nuk ka asgjë në dorë, dhe se është në varësi të institucioneve të tjera: Mund të vini në zyrën time dhe të shihni shkresat që kam dërguar dhe nuk kam marrë përgjigje.

Qytetari: Nëse nuk bie banka e karrige të reja, ne në datën 27 nuk sjellim asnjë fëmijë, dhe pas një jave ne këto banka e karrige do ia nxjerrim në rrugë të madhe dhe do ti tregojmë se kush është Qerreti. Hajde të nxjerri në internet edhe bankat e kësaj shkolle, Qerretin e kanë lënë pas dore për arsye politike, ne nuk duam që tia dimë nëse është krahu i djathtë apo i majtë”, shprehet një prej banorëve, njëherësh prind i fëmijëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *