Lajme

Zvirinë, fshati pa rrugë e ujë, banori: Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik!

Fshati Zvirinë i Bashkisë Maliq, ndodhet buzë rrugës nacionale Pogradec-Korçë ka mbi 450 shtëpi dhe të gjithë banorët merren me kryesisht bujqësi me kultivimin e mollëve, qepëve, patateve dhe fasule.

Prej disa vitesh ky fshat është futur në listën e 100 fshatrave turistikë dhe është në vënë prioritet nga qeveria Rama. Para disa vitesh ka nisur dhe asfaltimi që lidh rrugën nacionale me fshatin, por janë bërë vetëm 400-500 metra dhe rruga është ndërprerë. Fiksi u rikthye në këtë fshat pas një viti për të parë nesë ishte plotësuar ndonjë nga shqetësimet e banorëve të para një viti, siç ishte asfaltimi i rrugës.

Lexo më shumë  26 ton misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, AKU në Shkodër kallëzon penalisht ‘Modi’ shpk

Para një viti po këta banorë ngritën zërin se rruga e keqe pengonte tregtarët të hynin në fshat e t’u merrnin prodhimet, por edhe pas një viti situata është pothuajse e njëjtë. Edhe pse para votimeve fshatarët kishin marrë premtimin e asfaltimit të rrugës, zhgënjimi lexohej në fytyrat e tyre.

Një ndër banorët thotë “Nga fshat turistik jemi bërë fshat humoristik”. Përsëri malli i tyre nuk shitet. Problemë janë dhe spërkatjet me pesticide dhe insekticide i mollëve. “I spërkasim mollët 20 herë dhe nuk dimë a do të na shiten apo jo. Pesticidet që blejmë janë më shumë të skaduara” shprehen banorët. Problem mbetet dhe uji i pijshëm.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me Komisioneren për Zgjerim të BE-së, Marta Kos

Fshati këto ditë të shtatorit ka vetëm dy çezma të cilat kanë ende ujë dhe tre çezmat e tjera kanë shteruar. “I gjithë fshati mbush ujë vetëm në dy çezma për të pirë dhe gatuar. Në mëngjes herët dhe mbrëmjeve gratë vijnë e rrinë në radhë për të mbushur ujë madje dhe zihen me bidona” na tregon një zonjë. “Nuk na del bre. Këta (qeveritarët) duan varenë e Lankës në kokë se nuk marrin vesh të gjithë ata atje lart” përfundon një i moshuar i cili kthehej i lodhur nga puna në arë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *