Lajme

Fëmijët rizgjojnë traditën në Berat, në qytet festohen karnavalet, spektakël në pedonale

Bashkia e Beratit ka rizgjuar traditën e karnavaleve, duke rigjallëruar mbrëmjen e djeshme rrugët e qytetit muze. Nxënës të shkollave 9-vjeçare por edhe fëmijë të kopshteve i rikthyen mbrëmjen e djeshme traditën e munguar këtij qyteti.

Kanë qenë pikërisht fëmijët e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të qytetit, të cilët nën maskat e personazheve më të dashura, dhuruan një shfaqje të vërtetë që zgjati për disa orë në pedonalen e qytetit. Nën rolin e personazheve të botës së tyre, fëmijët beratas ofruan pjesë të ndryshme artistike, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Ngjyrat, muzika, kostumet dhe personazhet e botës së fëmijëve, të vendosura mbi kalldrëmet ku ka ecur për mijëra vjet historia e qytetit të lashtë, Beratit, krijuan një atmosferë mjaft festive karnavalesh në qytet.

Lexo më shumë  A po ndërhyjnë disa ambasadorë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës? Ambasadori francez nuk e komenton pyetjen e gazetarit

Aktiviteti ishte pjesë e kalendarit të bashkisë së Beratit, për të gjallëruar jetën kulturore dhe artistike në qytetin muze, të mbrojtur nga UNESCO. Përfaqësuesja e bashkisë Berat, Arisa Toska, ka theksuar se tradita e munguar e karnavaleve në qytetin e Beratit do të kthehet tashmë në një festë të përvitshme. Sipas saj, kjo festë pagane u jep mundësinë fëmijëve që, nëpërmjet kostumeve e maskave të përcjellin tek çdokush mesazhet më të bukura të karnavaleve.

Lexo më shumë  AKU në Tiranë bllokon 738 kg mish pule dhe djathë të rrezikshme për konsum

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *