Lajme

“Zbrazet” Universiteti i Shkodrës, emigrimi dhe lëvizjet demografike ulën numrin e studentëve

Drejtuesit kanë vendosur të heshtin, ndërsa vetë pedagogët e shohin të qëllimshme zhurmën siç e quajnë për rënien e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës.

“Zhurmës që bëhet për në Universitetin e Shkodrës më duket e qëllimshme, e sajuar. Gjendja që ka universiteti i Shkodrës e kanë dhe Universitetet e tjera.”

Anëtari i senatit, profesor Arben Prendi thotë se situata është e njëjtë kudo dhe shkaqet tashmë janë të njohura.

Tjetër shkaktar i kësaj situate është ligji i arsimit të lartë që sipas pedagogut Prendi duhet me urgjencë të rishihet.

Lexo më shumë  Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

“Një nga përgjegjësitë e qeverisë, ministrisë së Arsimit ndër vite ka qenë që të hartojë një strategji kombëtare për zhvillimin e arsimit të lartë në mënyrë të tillë që t’i përgjigjet nevojave dhe zhvillimit të vendit. Sigurisht ka nevojë për debat, diskutime, për të gjetur ato pikat e dobëta ku janë dhe si mund të zgjidhen problemet. Në aspektin akademik dhe ligjor ka ardhur koha që të përmirësohen disa nene që ne mendojmë se cenojnë autonominë e universiteteve.”

Të vetmet degë që nuk po njohin krizë janë ato të mjekësisë ku kuotat i kanë plotësuar thuajse plotësisht që në fazë të parë.

Lexo më shumë  26 ton misër nga Serbia me përmbajtje mbi normë të alfatoksinës B1, AKU në Shkodër kallëzon penalisht ‘Modi’ shpk

“Vazhdon të jetë më e kërkuara përsa i përket preferencave të maturantëve. Kemi të regjistruar në programin e infermierisë nga 100 kuota që janë brenda vendit, janë regjistruar 93 studentë,” tha Emiljano Pjetri, drejtues i departamentit infermierisë.

Universiteti Luigj Gurakuqi rezulton vitet e fundit të ketë njohur një përgjysmim të numrit të studentëve dhe deri më sot ka munguar një analizë e thellë për të ndryshuar situatën. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *