Sport

Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s, Belgjika në krye

Qeveria e futbollit botëror, FIFA, ka përditësuar ditën e sotme renditjen në rang kombëtaresh.

Kombëtarja shqiptare është ngjitur në këtë klasifikim, duke u renditur në vendin e 66. Shqipëria arriti të fitojë 2 nga 3 ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” të muajit shtator ndaj San Marinos 5-0 dhe ndaj Hungarisë 1-0, duke pësuar edhe një humbje në ndeshjen e parë kundër Polonisë 4-1 në transfertë.

Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Kosovës është ngjitur në këtë tabelë, teksa renditet në vendin e 109. “Dardanët” nga tre sfidat e muajit shtator të kualifikuesve të Botërorit “Katar 2022”, arriti të triumfonte një herë ndaj Gjeorgjisë, barazuar 1 ndaj Greqisë dhe humbur një ndaj Spanjës.

Këtë klasifikim e kryeson sërish Belgjika, duke e ndjekur Brazili në vendin e dytë dhe podiumin e mbyll Anglia. Në vendin e katërt renditet Franca, në të pestin Italia, e cila është dhe kampionia e Europës në fuqi.

Në vendin e gjashtë, Argjentina, në vendin e shtatë Portugalia. Në vendin e tetë Spanja, në të 9 renditet Meksika dhe në vendin e dhjetë klasifikohet Danimarka.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *