Lajme

BE dërgon 22 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve në Kosovë

Bashkimi Evropian dërgon 22 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve në të gjithë Kosovën.

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian në Kosovë sot dërgoi 22 vëzhgues për të filluar vëzhgimin afatgjatë të zgjedhjeve komunale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Me nisjen e vëzhguesve afatgjatë pranë selisë së EU EOM në Prishtinë, zëvendës shefi i misionit, Konrad Olszewski tha në një konferencë për media se sot po i përcjellin 11 ekipe vëzhgues afatgjatë, secili me nga dy anëtarë, të cilët do ta vlerësojnë fushatën dhe përgatitjet për zgjedhje në të gjitha komunat në të gjithë Kosovën.

Lexo më shumë  Daut Haradinaj shprehet për një koalicion të opozitës me Vjosa Osmanin brenda, kundër Albin Kurtit

“Vëzhguesit afatgjatë janë shumë të rëndësishëm që misioni të mund të arrijë një vlerësim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor në përputhje me metodologjinë standarde të vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE”, tha ai.

Vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 19 shtete, gjysma e tyre janë gra. 

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  VV-ja dërgon në Kushtetuese dekretin kontrovers të Osmanit për shpërndarje të Kuvendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *