Lajme

Kurti dhe Zaev në mbledhje të përbashkët qeverie, firmosen 11 marrëveshje ku mbizotëron bashkëpunimi në ekonomi dhe zhvillim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrat e kabinetit të tij ndodhen në Maqedoninë e Veriut për një mbledhje të përbashkët ku dhe u firmosën një sërë marrëveshjesh.

Shefi i Stafit të Kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, ka njoftuar se qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e përbashkët sot, kanë nëshkruar 11 marrëveshje.

Lexo më shumë  Kurti për ditën e 1 Majit: Kjo qeveri ka qenë në anën e punëtorëve jo vetëm me fjalë, por me ligje të miratuara, buxhet të zbatuar dhe vendime konkrete

Me anë të një statusi në Facebook, Dalipi ka shkruar se në mesin e marrëveshjeve është edhe studimi i fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria e Kosovës nënshkruan 11 marrëveshje me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Disa nga marrëveshjet: studim i fizibilitetit për rrugën ’Prizren–Tetovë’; bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullim kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësisë, dhe në qeverisje lokale”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK-u: Isha për dosjen e stadiumit “Arena”
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *