Editorial

Për ne, suksesi i Open Ballkan është dështim, dështimi i tij është sukses!

Shkruan Hysamedin Feraj

1. Suksesi i Open Ballkan është projekt ruso-serb, dëm për Ballkanin dhe Europën, është një “perde e hekurt” që Rusia po i vendosë zgjerimit të Bashkimit Europian. Nisi me ndalimin e zgjerimit të BE-së në Ukrainë, dhe po shtrihet nëpërmjet një anëtari proserb të BE-së, Rumanisë, dhe po zbret poshtë nëpërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo perde i ndan edhe një herë shqiptarët, duke lënë Kosovën në sferën Perëndimore dhe Shqipërinë e shqiptarët në MV në sferën e Lindjes ruse.

2. Ndërtimi i “Open Ballkan” është e kundërta, dhe jo imitim i procesit të ndërtimit të BE-së. Ky ka filluar nga politika kah ekonomia, nga zgjidhja e drejtë e problemeve politikë, përcaktimi i Gjermanisë si agresore dhe pranimi prej kësaj i fajësisë. Edhe sot Merkeli i dhuroi Serbisë 500 000 Euro për riparimin e Bibliotekës Popullore në Beograd sepse ishte dëmtuar nga bombardimi gjerman para 80 viteve! Mbas zgjidhjes së çështjve politike është shkuar kah bashkëpunimi për 4 liritë e famshme. Open Ballkan ka nisur në të kundërtën e BE-së, nga ekonomia kah padrejtësia ndaj problemeve politikë, nga 4 liritë e famshme për me shku kah barazimi i agresorit me viktimën ose më keq, shndërrimi i viktimës në agresor dhe i agresorit në viktimë. Nga përfaqësuesit e Open Ballkan edhe sot kërkohet që Kosova ta dëmshpërblejë Serbinë, “t’i jap diçka Serbisë” për dëmet që i ka shkaktuar Kosova gjatë agresionit serb kundër Kosovës!

3. Në kontekstin e regjimeve autoritarë dhe korrupsionit të lartë të vendeve që e përbëjnë Ballkanin e Hapur 4 liritë e famshme do të rezultojnë:

-Liria e qarkullimit të mallrave në liri të qarkullimit të dorgës dhe korrupsionit;

-Liria e qarkullimit të kapitaleve në liri të qarkullimit të kapitalit të krijuar nga droga dhe korrupsioni;

-Liria e qarkullimit të ideve në liri të qarkullimit të ideve të naconalizmit serbomadh në rajon;

-Liria e qarkullimit të njerëzve në liri të qarkullimit të oligarkëve, por po ashtu, të njerëzve përgjithësisht;

4. Qarkullimi i ideve dhe i praktikave nacionaliste serbe tashmë është shkaktar i konfliketeve kudo në rajon, ku ka hasur në rezistencë: me Malin e Zi, me BeH, me Kroacinë dhe me Kosovën. Po shkakton përditë konflikte me vendet e popujt që e njohin mirë Serbinë, si teorikisht ashtu dhe nga përvoja e bashkëjetesës së gjatë me të (në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe më pas në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë). Nuk ka shaktuar konflikt me Shqipërinë, sepse idetë serbomëdha këtu lëvizin lirshëm, pa hasur në rezistencë, dhe kryeminstri e ka shpallur të pavlefshme si njohjen teorike të Serbisë ashtu dhe njohjen nga përvoja.. Si projekt serbomadh, që tani i ka çarë shqiptarët: disa përkrah kryeminsitrit të Shqipërisë në mbrotje të hapësirës serbe, dhe të tjerët në mbështetje të hapësirës shqiptare.

5. Open Ballkan është e kundërta e procesit të Berlinit. Ky ishte projekt Europian-perëndimor, pandaj për të cilin ishin angazhuar anëtarë të BE-së, si Gjermania, Sllovenia e Kroacia, ashtu dhe jashtë saj, Mbretëria e Bashkuar. Për Ballkanin e hapur janë angazhuar Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke lënë jashtë angazhimit si të anëtarëve të BE-së ashtu dhe Mbretërinë e Bashkuar. Nga përbërja, Open Ballkan është Ballkani i hapur ndaj lindjes ruse, dhe i mbylljes ndaj perëndimit europian. Nën kritikat për “vonesa”, “pabesi të BE-së”, etj., përfaqësuesit e Open Ballkan po përhapin ngutshëm në popullsi resentimentin anti-europian dhe anti-BE. Në këtë agresion propagandistik kundër Europës perëndimore dhe BE-së, përfaqësuesit e Open Ballkan e paraqesin veten si viktima të inatosura, dhe ftojnë inatin e popullsisë kundër Europës perëndimore. Edhe një herë, ashtu si gjatë dhe menjëherë mbas Luftës së Dytë Botërore, politikanët shqiptarë gjejnë mbështetje popullore, qoftë nga indifernca, qoftë nga padituria politike, për lënien e një pjese të madhe të kombit nën sferën ruse të ndikimt. Mirëpo, ashtu si atëherë, kur historia shpërfillet, përsëritet gjithnjë si tragjedi!

Prandaj, për ne, suksesi i Open Ballkan është dështim, dështimi i tij është sukses!

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *