Lajme

Ankesa e banorëve në Durrës: Rruga e ish-Kënetës e braktisur pas zgjedhjeve

Përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në zonën e ish-Kënetës nisën punimet për rehabilitimin e rrugës “Shkumbini”, një rrugë mjaft e rëndësishme për lëvizjen e banorëve të zonës.

Edhe pse kishte një afat prej 84 ditësh për të përfunduar punimet, kjo rrugë jo vetëm që nuk ka përfunduar kur kanë kaluar 5 muaj nga zgjedhjet, por në të janë ndërprerë fare edhe punimet.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ankesat e banorëve në njësinë administrative në Bashkinë e Durrësit madje deri te kryeministri nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Madje banorët shprehen se mënyra se nëse punimet do të vijojnë me këto parametra rruga, dhe pusetat e bëra jashtë normave, rrezikojnë që të përkeqësojnë akoma më shumë problematikën e përmbytjeve në këtë zonë.

Dhe derisa të vendoset vijimi i punimeve dhe riparimi i defekteve teknike, këta banorë do të duhet të jetojnë mes pluhurit, dhe rrezikut që në raste shirash mund të përmbyten shumë lehtë./a2/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *