Kuriozitete

Rivian lë pas Teslan dhe GM, filluan të parët prodhimin serik të SUV-it elektrik

Themeluesi dhe njëherit drejtori ekzekutiv i kompanisë Rivian, RJ Scaringe, të martën ka publikuar në Twitter fotografitë e para të veturës elektrike të kësaj kompanie – modelin R1T i cili po dilte nga shiriti prodhues i fabrikës.

Kompania start-up Rivian është prodhuesi i parë i veturave që në treg nxorri SUV-in elektrik, duke lënë pas Teslan, General Motors dhe kompanitë tjera që viteve të fundit kanë paralajmëruar prodhimin serik të modeleve të ndryshme elektrike.

RJ Scaringe pati prezantuar prototipin e kësaj veture në vitin 2018, kurse vetëm tre vite më vonë arriti që nga ky prototip të nxjerr nga fabrika prodhimin serik të këtij modeli – R1T.

“Pas punës disa mujore, në mëngjes mjeti jonë i parë ka zbritur nga shiriti prodhues për blerësin në qytetin Normal. Mezi presim t’ia dorëzojmë blerësit veturën”, ka shkruar ai në Twitter.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *