Lajme

‘Ideja e Open Ballkan është e rrezikshme’, presidentija e Kosovës kundërshton edhe njëherë inicativën e Ramës, Vuçiç dhe Zaev

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjermani ka thënë se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe se e vonon integrimin evropian të rajonit.

Gjatë kësaj deklarate ajo ka shtuar se ideja e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaevit për “Open Balkan” është një tentativë për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe thekson se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, – tha Osmani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *