Lajme

Dogana konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës sot ka konfiskuar disa mallra të dyshuara si kontrabandë në Mitrovicën e Veriut.

Sipas njoftimit, deri tek kjo kanë ardhur pas kontrollit të befasishëm në një depo të mallrave nga njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Dogana ka theksuar se gjatë kontrollit janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave, të cilat nuk kishin asnjë mbulesë dokumentare të gjitha mallrat me origjinë nga Serbia.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Miell – 1.6 ton,  Birra  –  1000 litra, Pije te gazuara 1500 litra, Vaj ushqimor – 370 litra, Lëngje 500 litra , Filtera cigaresh 160000 copë, Ujë– 1000 litra”, thuhet më tej.

Dogana ka theksuar se të gjitha mallrat janë konfiskuar gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë, si dhe sipas tyre, lënda është referuar për trajtim në sektorin për kundërvajtje.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *