Lajme

Biserko: Diçka po ndodh. Ka shumë lëvizje pas perdeve, vizita e Merkelit është tregues

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko, thotë se Serbia po reflekton ambiciet imperiale disa dekadëshe për tu bërë lidere rajonal.

Në një intervistë ekskluzive për “Ora e Betit” në RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Biserko flet per Ballkanin e Hapur.

“Ora e Betit”: Çfarë mendoni për Ballkanin e hapur?

Sonja Biserko: “Është një nismë e ndërmarrë nga Vuçiç e Rama por  mendoj se nuk po kuptohet qartë që iniciativa e rëndësishme për BE-në e Gjermaninë është procesi i Berlinit.

Ballkani i hapur apo “Minishengeni” është në nivelin e konceptit, nuk ka gjë konkrete rreth tij, dhe kjo sepse nuk përshtatet me kriteret e ligjet e BE-së. Kjo është arsyeja përse BE e Gjermania nuk janë të dhëna pas këtij projekti.

Nuk mendoj se do të mbijetojë si inciativë pasi një iniciativë e vërtetë rajonale duhet të ketë perspektivën e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor e nuk e shohim këtë. Ballkani i hapur është një lëvizje nul, kundrejt BE dhe që duket se po i bën kundërshti integrimit europian.”

“Ora e Betit”: A po bëhet Serbia një lider një lloj lideri në rajon dhe një lloj fëmije i llastuar nga Europa?

Sonja Biserko: Është ambicie e Serbisë për tu bërë lidere rajonal, e të gjitha iniciativat përfshi Ballkanin e Hapur, veprimet e ndërmarra  në Mal të Zi e Bosnje mund të shihen në kontekstin që Serbia mëton lidershipin. Kjo reflekton ambiciet imperiale disa dekadëshe të Serbisë por cënon integrimin e Ballkanit Perëndimor sepse asnjë nga këto shtete nuk mund të bëhen lider sepse shtetet e tjera më të vogla e deri tani të brishtë e të pakonsoliduar dhe me problem me kufijtë nuk do ta njohin Serbinë si lidere se nuk i besojnë qëllimeve të saj. 

“Ora e Betit”: Zonja Biserko Kryeministri Kurti tha gjithashtu se “Ballkani i hapur”tingëllon më shumë si “Ballkani i hapur për ndikimin nga Lindja, veçanërisht nga Rusia dhe Kina”. Edhe ju folët për këtë ndikim.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Sonja Biserko: “Rusia sigurisht që po mundohet që të fitojë pike në arenën ndërkombëtare, dhe Ballkani Perëndimor është zona perfekte për të ushtruar ndikimin e saj në rajon, dhe për të konfrontohet me kohezionin e BE-së, NATO-s dhe Amerikës. Në rastin e Malit të Zi testuan përshembull përkrahjen e NATO-s përvendet e vogla anëtare. Ka shumë gjëra në lojë në këto momente, dhe shumë lëvizje pas perdeve, qartësisht diçka po ndodh dhe vizita e Merkelit është tregues i kësaj.”/oranews.tv

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *