Lajme

“Drejtësi për Sabrinën Bengaj”/ Pas Tiranës, PARALAJMËROHET protestë për vrasjen e 23-vjeçares në Fier

Një protestë e dytë do të mbahet ditën e sotme për vrasjen e Sabrina Bengajt.

“Platforma Kombëtare për Gratë” kërkon drejtësi për Sabina Bengaj nga Fieri e cila pak ditë më parë u vra me kallashnikov nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci.

Në njoftimin e bërë publik në media paralajmërohet se sot në orën 18:00 në qendër të Fierit do të organizohet protesta ku kërkohet ndëshkimi sa më i rëndë i autorit të këtij krimi.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

“Drejtësi për Sabinën dhe dhjetëra viktima. Drejtësi për familjet dhe familjarët e tyre, drejtësi në dritë dhe sot protestojmë në qendër të Fierit ora 18:00”, thuhet në njoftimin Platforma Kombëtare për Gratë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *