Lajme

Borxhi tatimor, vështirësohen financat e biznesit, shtohen debitorët

Pandemia ka rënduar ndjeshëm aftësinë paguesve të bizneseve, duke rritur detyrimet e taksave të papaguara. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve liston 32,101 debitorë ndaj të cilëve është vendosur barra siguruese apo hipotekore, duke mos i lejuar këto biznese të bëjnë asnjë veprim me pasuritë e tyre pa shlyer borxhin. Vetëm këtë vit, janë rreth 600 kreditorë të rinj në këtë listë.

Lexo më shumë  Lituania hap konsullatën në Kosovë, vlerësohet si thellim i marrëdhënieve

Sipas kryetares së Unionit të Sipërmarrësve të Rinj, kriza ekonomike ka zgjatur kohën kur partnerët tregtarë paguajnë furnitorët, duke sjellë një krizë likuiditeti, por më së shumti ndikon menaxhimi i dobët nga ana e bizneseve.

Sipas Katias, ndryshimet tatimore të viteve të fundit nuk kanë reflektuar lehtësi në mbledhjen e këtij borxhi, si ofrimi i menjëhershëm i opsionit të pagesës me këste; dhe as nuk kanë prodhuar analiza për të shmangur krijimin e borxhit të ri. Në vend të një amnistie për faljen e këtij borxhi, Katia propozon pikërisht lehtësime proceduriale.

Sipas të dhënave të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, borxhi tatimor vlerësohet mbi 960 milionë euro, ose sa ¼ e buxhetit të shtetit.

Katia shprehet se bizneset kanë leverdi në shlyerjen në kohë të detyrimeve tatimore, për shkak se ul perceptimin e riskut mbi to dhe rrjedhimisht përkthehet në më pak kontrolle./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *