Largohet dielli! Vranësira dhe reshje shiu në vend, PARASHIKIMI i motit gjatë ditës së sotme
Dita e sotme do të ketë të pranishme reshjet e shiut.
Moti i vranët do të vijojë të jetë mbizotërues në territorin shqiptar. Pritet që herë pas here, vranësirat të sjellin edhe reshje afatshkurtra shiu të karakterit lokal. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të pësojnë ulje në zonat jugore në mesditë duke u luhatur nga 13 deri në 31 gradë celcius.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 40 km/orë nga drejtimi veri-perëndimor duke sjellë dallgëzim 2-3 ballë.
Rruga Press