Art & Kulturë

“Zgjoi” i pandalshëm mbërrin edhe në Meksikë, në festivalin e madh të Amerikës Latine

Hiç më pak se 3 mijë e 344 filma nga mbarë bota ia kishin mësyrë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Guanajuato të Meksikës e në mesin e të përzgjedhurve është kandidati i Kosovës për “Oscar”, filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit.

“Tash e tutje çdo prezencë në festivale, sidomos në festivale të njohura, ndihmon për me pasë më shumë vëmendje nga anëtarët e ‘Oscars’”, ka thënë për KOHËN, producenti i filmit, Yll Uka. Lajmi për premierën meksikane i dha vetëm një ditë pas atij për shfaqjet në SHBA, të cilat mezi po i pret edhe Yllka Gashi, aktorja në rolin kryesor të Fahrije Hotit, në “Zgjoi”.

“Amerika qe 6 vjet është shtëpia ime, prandaj kjo për mua do të jetë premierë vendore! Kam shumë miq që mezi presin ta shohin filmin në ekran të madh”./koha/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *