Nëse keni më shumë se 7 orë kohë të lirë, jeni më pak të lumtur, e thotë studimi
Të gjithë do të donim pak më shumë kohë të lirë gjatë ditës, por një studim i fundit thotë të kundërtën.
Sipas një studimi të kryer nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë, njerëzit janë më pak të lumtur nëse kanë më shumë se shtatë orë kohë të lirë në ditë.
Marissa Sharif, e cila është autorja kryesore e këtij studimi, u shpreh: Njerëzit ankohen shpesh se janë shumë të zënë dhe dëshirojnë më shumë kohë të lirë. Por, a do të thotë se sa më shumë kohë të lirë je më shumë i lumtur? Ne zbuluam se të kesh pak shumë kohë të lirë në dispozicion kthehet ne stres”.
Në këtë studim u analizuan të dhënat e më shumë se 21 mijë personave në Amerikë. Ata bënë një përshkrim të hollësishëm të asaj që ata bëjnë gjatë gjithë ditës dhe raportuan ndjenjën e tyre të lumturisë. Më pas, studiuesit kryen edhe dy eksperimente në internet me më shumë se 6 mijë persona.
Rruga Press