Nis sot Kampionati Shqiptar i Futbollit, Teuta-Partizani çelin Superioren
Rikthehet Kategoria Superiore. Sezoni i ri i futbollit në vend pritet të dhurojë spektakël dhe rivalitet edhe më të madh se vitet e kaluara, kjo për faktin se nga Kategoria e Parë janë ngjitur Dinamo dhe Egnatia, dy skuadrave që kanë investuar ndoshta më shumë se një pjesë e mirë e klubeve elitare dhe nuk do të jenë në superiore sa për të mbijetuar.
Edicioni i ri nis me emocione teksa kampionët në fuqi dhe fituesit e Superkupës, Teuta, presin në stadiumin e tyre Partizanin, një prej skuadrave më të përforcuara dhe emra të njohur gjatë ditëve të fundit të merkatos.
Java e parë e Kategorisë Superiore vijon më pas me sfidën e Tiranës kundër Skënderbeut dhe Vllaznisë ndaj Laçit. Ditën e dielë do të vijë dhe debutimi pas shumë kohësh i Dinamos që ndeshet me Kastriotin ndërkohë që të ardhurit e tjerë, Egnatia sifdojnë Kukësin në stadiumin e tyre të rikontruktuar.
Rruga Press