Kuriozitete

Shtëpitë në pemë kthehen në trend gjatë pandemisë

Antropologët besojnë se njerëzit e lashtë e kalonin kohën nëpër drunj, kështu që nuk është befasi që edhe sot i duam shtëpitë në pemë. Ato po përjetojnë një ringjallje.

Kur një tokë në Gold Hill të Kolorados u vu në shitje në fillim të vitit, banorja Jessica Brookhart e bleu për 80,000 dollarë.

Ajo u tërhoq nga shtëpia në pemë që gjendej aty. Ishte një vend ku ajo mund të qëndronte me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

“Nuk kam qenë kurrë brenda, por e admiroja nga distanca”, ka thënë ajo, shkruan AP.

Pronari i tokës e kishte ndërtuar shtëpinë në pemë me materiale nga një qendër reciklimi. Struktura e saj zë dy të rritur dhe dy fëmijë. Nuk ka tualet apo ujë të rrjedhshëm. Ka një furrë të vogël kampingu për zierje dhe uji duhet të sillet nga poshtë.

Nganjëherë ajo e vë shtëpinë me qira dhe për befasinë e saj, shumë njerëz duan ta shfrytëzojnë.

Përgjatë pandemisë njerëzit janë tërhequr në natyrë më shumë dhe shtëpitë në pemë janë pjesë e kësaj eksperience, ka thënë profesori Jeff Galak. “Ato janë një përpjekje për të bërë diçka argëtuese dhe interesante dhe larg nga njerëzit e tjerë”, thotë ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *