Shteti i Maqedonisë së Veriut është pretenduar të jetë shteti vetëm i sllavo-maqedonasve
Shkruan Bekim Qoku
Shteti i Maqedonisë së Veriut është pretenduar të jetë shteti vetëm i sllavo-maqedonasve. Ai është ngritur dhe pavarësuar mbi këtë bazë. Të tjerët kanë qenë pakica të parëndësishme që duhet shtypur, asimiluar e mundësisht zhdukur. Tash e 30 vjet po sundon po kjo politikë, e shtypjes, asimilimit, zhdukjes. Metodat janë sofistikuar, ky është ndryshimi.
Është thuajse e pamundur t’i gëzohesh ekzistencës autonome të një territori, i cili për shumicën e një komuniteti ka qenë ferri në tokë. Nuk ka numra, por ma merr mendja që për këto 30 vjet, mbi 300 000 shqiptarë duhet ta kenë braktisur vendin, përgjithësisht dhunshëm. As 30% e 30 vjeçarëve shqiptarë nuk jetojnë sot në vendlindjen e tyre.
Për 30 vjet mund të jenë mbi 3000 raste të montuara politike nga ky sistem i drejtësisë, që për pasojë plot shqiptarë të pafajshëm janë dergjur burgjeve të këtij shteti.
Për këto 30 vjet mund të jenë mbi 300 shqiptarë të vrarë padrejtësisht nga autoritet legale të këtij shteti.
Nuk mund të falen gjithë këto vuajtje kaq kollaj, vetëm sepse dhjetëra shqiptarë kanë arritur të jenë pjesë e elitës shtetërore (edhe pse realisht e dorës së dytë).
Rruga Press