Mercedes prezanton modelet luksoze të makinave elektrike, edhe AMG me dy motorë
Mercedes ka zbuluar detaje mbi makinat e reja elektrike, mes të cilave dy modele SUV ku ajo që bie në sy është luksi në çdo detaj.
Koncepti Mercedes-Benz EQG SUV është krejtësisht si SUV Mercedes G-class, por elektrik. Ndërkohë, Mercedes-Maybach EQS SUV pritet të konkurrojë marka si Bentley.
Maybach EQS ka një panel të madh xhami në pjesën e timonit, duke të dhënë përshtypjen e një ekrani të vetëm me prekje. Po ashtu si edhe në modelet e tjera, dyert mund të hapen automatikisht ndërsa shoferi afrohet në automjet.
Një tjetër model i ri është Mercedes-AMG EQS, i cili do të jetë prodhimi i parë i një modeli AMG plotësisht elektrike. Ky model do të vihet në lëvizje nga dy motorë të cilët do të arrijnë deri në 751 kuaj fuqi në nisje.
Edhe pse elektrike, inxhinierët e Mercedes kanë menduar edhe për zhurmën e automjeteve për një përvojë të veçantë në drejtim. Zhurma mund të ndryshojë në Comfort, Sport ose Sport+.
Rruga Press