Lajme

​Kurti takohet me përfaqësues të Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), Kathryne Bomberger, Mathew Holiday dhe Luigji Ndou.

Gjatë takimit, Bomberger shprehu përkushtimin e ICPM-së për identifikimin e personave të identifikuar gabimisht, përmes metodës së ADN-së, për vitet 1999-2003, saktësisht kohën kur kjo metodë nuk është përdorur.

U bisedua edhe për çështjen e riatdhesimit të trupave, proces ky të cilin ICMP është ofruar që ta lehtësojë.

Lexo më shumë  Rruga Maliq–Lozhan–Strelcë shfaq dëmtime serioze vetëm pak javë pas inaugurimit

Kryeministri Kurti falënderoi Bomberger dhe kolegët e saj për përkushtimin e tyre maksimal ndaj çështjes së personave të zhdukur me dhunë, çështje kjo që për Qeverinë e Kosovës ka rëndësi esenciale e kërkon adresim të menjëhershëm.

Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë edhe për rregullimin e çështjes së pensioneve për familjarët e të zhdukurve.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6 mijë e 500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.

Lexo më shumë  Dosja ‘Balluku’ është llahtari - Rreth 6500 SMS, tendera në këmbim me apartamente deri tek bisedat për jahte

Gërmimet e fundit janë bërë në muajin maj, në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi, ku janë gjetur mbetjet mortore të nëntë shqiptarëve të Kosovës, të vrarë gjatës luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *