Kuriozitete

Studimi mbi balenat, anijet turistike u shkaktojnë stres gjigandëve të detit

Hulumtimet e fundit të studiuesve të Whale Wise zbuluan se balenat dhe kafshët e tjera të detit, përjetojnë stres nga prezenca e anijeve turistike.

Ata përdorën drone të pajisur me dy enë cilindrike transparente të cilat mbledhin pika uji nga spërkatja e balenës. Kjo gjë ndihmon në studimin e nivelit të stresit të balenave në momentin kur u afrohen anijet turisike.

Bashkëthemeluesi i Whale Wise sqaroi se në mostrat e marra nga balenat mund të shihen hormone si kortizoli, i cili lidhet me stresin. Në bazë të kësaj përcaktohet niveli i stresit fiziologjik të tyre.

Komisioni Internacional i Balenave shkroi në website-n e tyre se rregullat dhe marrja e masave menaxhuese do të minimizonte aktivitetet si soditja e balenave, duke ulur kështu nivelin e tyre të stresit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *