Bota

Serbia nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, Çupiq konfirmon vazhdimin e politikës së Vuçiqit ndaj Moskës

Serbia nuk ka ndërmend t’i vendosë sanksione Rusisë, pavarësisht kërkesave dhe pritjeve të Bashkimit Evropian që Beogradi ta harmonizojë politikën e jashtme me atë të Brukselit.

Këtë qëndrim e ka konfirmuar kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Alleksandar Çupiq, në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, duke sinjalizuar se Beogradi do të vazhdojë politikën e ndjekur deri më tani nga Alleksandar Vuçiqi ndaj Moskës.

Lexo më shumë  Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

Gjatë intervistës, Çupiq shprehu pakënaqësi për atë që e konsideroi tolerim nga ana e Brukselit ndaj veprimeve politike të Vuçiqit, por njëkohësisht përsëriti se Serbia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për sanksionet kundër Rusisë.

Ai gjithashtu u shpreh i bindur se brenda Bashkimit Evropian ekziston mirëkuptim për vendimin e Beogradit që të mos i bashkohet masave ndëshkuese të vendosura ndaj Moskës.

Qëndrimi i përsëritur nga Çupiq dëshmon se Serbia nuk ka ndryshuar kursin e saj ndaj Rusisë, pavarësisht synimit të deklaruar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  Më shumë se 700,000 ushtarë rusë të vrarë në luftën e Ukrainës, tregon një analizë e re

Beogradi vazhdon të mbajë një politikë të dyfishtë, duke shprehur përkushtim për integrimin evropian, por duke refuzuar harmonizimin e plotë të politikës së jashtme me atë të BE-së, veçanërisht sa i përket sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player