Lajme

Mbledhja e Grupit të PS, Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, ndërsa mësohet se dy deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

Vendimmarrja vjen pas përplasjeve të forta mes ish-kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që në Asamblenë e PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit,  Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, po ashtu edhe të Plarent Ndrecës.

Në atë mbledhje, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga vetë Partia Socialiste nuk u hodh në votim.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se ajo do të vijonte të ishte anëtare e partisë, por nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese.

Lexo më shumë  Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri

Me përjashtimin e Elisa Spiropalit, Partia Socialiste mbetet me 81 deputetë dhe për të miratuar projekt-ligjet me shumicë të cilësuar i duhen 3 votat e Tom Doshit. 

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar ishte formalizim i urdhrit që Rama dha në asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, kur pati një debat me Elisa Spiropalin në lidhje me qëndrimet e saj për Belinda Ballukun.

Vetë Rama mungoi në mbledhje, duke ia lënë drejtimin e saj Taulant Ballës, ndërsa vetëm dy deputetë kanë abstenuar, Bledi Çuçi dhe Erjon Braçe.

Spiropali u shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme në muajin janar të këtij viti, mes paranojës dhe thashethemeve të përmendura nga Rama për “anglishtfolës” që i pëshpërisnin në vesh partnerëve ndërkombëtare në lidhje me aferat e korrupsionit të qeverisë.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e UNMIK-ut, diskutojnë situatën e sigurisë në Kosovë

Pas shkarkimin, Spiropali nuk pranoi të votojë për mbrojtjen e Belinda Ballukut nga arrestimi i kërkuar nga SPAK dhe më vonë kërkoi distancimin e Ramës nga ish-zv.kryeministrja, e cila është e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, për korrupsion dhe pastrim parash.

Rruga Press

YouTube player