Bota

Trumpi mund të ketë fituar deri në 15 milionë dollarë nga rritja e aksioneve të Nvidia-s

Presidenti amerikan, Donald Trump, mund të ketë përfituar deri në 15 milionë dollarë nga rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë Nvidia, pas rritjes së ndjeshme të çmimit të tyre, raporton Financial Times.

Trump nuk e ka fshehur përfshirjen e tij në vendimin për rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s.

Lexo më shumë  Lufta në Gazë ka shkaktuar ndotjen toksike të 78% të territorit, thotë studimi

“Kam folur me ta, le ta themi kështu. I binda. Unë e bëra marrëveshjen”, deklaroi ai për CNBC.

Sipas deklarimeve financiare të Trumpit, ai mund të ketë zotëruar deri në 370 mijë aksione të Nvidia-s më 30 shtator.

Edhe pse aksionet e kompanisë kishin pësuar rënie të ndjeshme gjatë javëve të fundit, vlera e tyre u rrit me më shumë se 30 përqind pas lajmit për rikthimin e Huangut.

Lexo më shumë  Gjermania teston dronët kamikazë në Lituani, aleatët nxjerrin mësime nga lufta në Ukrainë

Kjo rritje mund ta ketë shtuar vlerën e zotërimeve të Trumpit deri në 15 milionë dollarë.

Rruga Press

YouTube player