KryesoreLajme

Mishi sintetik drejt tregut shqiptar, projektligji i ri ngre pikëpyetje për sigurinë ushqimore

Mishi i prodhuar në laborator mund të bëhet pjesë e tregut shqiptar në të ardhmen. Projektligji i ri ‘Për ushqimin’, i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, parashikon përfshirjen e produkteve të krijuara përmes kulturave qelizore dhe indore në kategorinë e ushqimeve të reja.

Kjo nismë mund të krijojë mundësinë për importimin dhe tregtimin e mishit të kultivuar, i cili prodhohet duke shumëfishuar qelizat e kafshëve në kushte laboratorike, pa qenë e nevojshme rritja dhe therja e tyre. Megjithatë, kjo teknologji ka ngritur shqetësime për cilësinë dhe sigurinë e produktit, si dhe për ndikimin që mund të ketë në sektorin e blegtorisë vendase.  

Lexo më shumë  “Serbia nuk i sanksionon rusët dhe vazhdon linjën nacionaliste ndaj Kosovës”, Martens kërkon distancim nga Beogradi

Nëse projektligji miratohet, Shqipëria do të duhet të përgatisë kuadrin ligjor për ushqimet e reja deri më 1 gusht 2027. Ndërkohë, konsumatorët shqiptarë mbeten ende të panjohur me këtë kategori produktesh dhe me mundësinë që ato të shfaqen në treg. Në Europë, Italia ka zgjedhur një qasje kufizuese, duke miratuar në vitin 2023 ndalimin e prodhimit dhe tregtimit të mishit të kultivuar në laborator.

Lexo më shumë  Kamberi në Parlamentin e Serbisë: Të drejtat dhe barazia e shqiptarëve në Luginë janë të panegociueshme
YouTube player