Lajme

Buxheti 2027/ 50% e parave në Bashkinë Vlorë për pagat e administratës. 0 investime për ujësjellësin

Bashkia e Vlorës për vitin 2027 parashikon të ketë një buxhet rreth 82 milionë euro, ndërsa koha e shpalljes së plan-buxhetit dhe shpërndarja e parave ka ngjallur debate të forta në radhët e opozitës. Këshilltarët opozitarë, Atrid Hoxha dhe Gjergji Nika thonë se 50% e buxhetit të Bashkisë Vlorë shkon për pagat e administratës, numri i punonjësve të së cilës është shumëfishuar brenda një viti.

Lexo më shumë  Dënimi me 12 vite burg/ Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit për Francesco Becchettin

Ndonëse Vlora ka shfaqur problematika madhore në furnizimin me ujë të pijshëm, si dhe me helmime të konsumatorëve, projektbuxheti i propozuar nga mazhoranca parashikon 0 para për ndërhyrje rehabilituese. Po ashtu, centralizimi i investimeve vetëm në Vlorë, ka lënë jashtë fokusit Orikumin dhe Radhimën.

Këshilltari Gjergji Nika po ashtu ngre shqetësimin se Vlorës si qytet që pret dhjetëra-mijëra turistë i nevojitet edhe një terminal autobusësh, si dhe një qendër për zjarrfikësit, ndërsa edhe këto shërbime janë lënë jashtë projektbuxhetit.

Sipas këshilltarëve opozitarë, planbuxheti për vitin 2027 janë propozuar përpara se të miratohet buxheti i shtetit, duke hedhur akuza se kjo është bërë me qëllim orientimin e shpërndarjes së fondeve dhe tenderëve që shpallen në fillimvit.

Rruga Press

YouTube player