KryesoreLajme

Policia dhunon në krye të detyrës gazetaren, nuk e lë të raportojë nga protesta

Gjatë protestës së mbrëmjes së sotme, gazetarja e SYRI TV, Fjona Çela, është përballur me ndërhyrjen e efektivëve të policisë, civilë dhe me uniformë, teksa po raportonte nga terreni.

Sipas SYRI TV, gazetarja është dhunuar gjatë ushtrimit të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur policia ka ndërhyrë për të larguar qytetarët dhe mediat nga zona e protestës, ndonëse nuk ishte përcaktuar apo sinjalizuar më parë ndonjë perimetër i ndaluar për qëndrimin e tyre.

Lexo më shumë  Tjetër protestë kombëtare kundër Ramës dhe qeverisë. Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Ndërhyrja ka penguar gjithashtu gazetarët të vijojnë raportimin dhe të përcjellin drejtpërdrejt zhvillimet e protestës.

YouTube player

Lexo më shumë  Pensionistët në Durrës mbeten duarbosh, sepse nuk ka para