Dita e 166-të e revoltës, studentët dhe qytetarët protestë para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës
Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të enjte, duke shënuar ditën e 166-të të revoltës.
Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë.
Studentët kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra.
Rruga Press

