FSK-ja avancon kapacitetet mjekësore sipas standardeve të NATO-s
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Thomas Schulte-Borghoff, kanë vizituar dy ekipet mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat po i nënshtrohen procesit të validimit të kapaciteteve mjekësore Role 1.
Gjatë vizitës, delegacioni u njoh nga afër me përgatitjet profesionale, nivelin e gatishmërisë dhe kapacitetet operacionale të ekipeve mjekësore, si dhe me ecurinë e procesit të validimit.
Ky proces po realizohet nga Qendra e Ekselencës së NATO-s për Mjekësinë Ushtarake dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt avancimit të shërbimeve mjekësore të FSK-së, rritjes së standardeve profesionale dhe përafrimit me kërkesat e Aleancës Veri-Atlantike.
Validimi i kapaciteteve Role 1 dëshmon përkushtimin e FSK-së për zhvillim të vazhdueshëm, profesionalizim dhe forcim të aftësive për të përmbushur standardet e NATO-s në fushën e mjekësisë ushtarake.
Rruga Press

