Dialogu me Serbinë, Sorensen zhvillon takim me Kurtin në Paris
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris, ku kanë diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në platformën X, zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialogun bëri të ditur se në takim është diskutuar për hapat e ardhshëm në procesin e dialogut dhe aspekte të ndryshme të normalizimit të marrëdhënieve.
“Me institucionet tashmë të konstituuara në Prishtinë, diskutuam për rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat kanë rëndësi për njerëzit në terren dhe për rajonin”, thuhet në njoftim.
Zyra e BE-së e cilësoi takimin si një shkëmbim të mirë të mendimeve, ndërsa theksoi rëndësinë e vazhdimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Good exchange with PM Kurti today in Paris. With institutions now in place in Pristina, we discussed the way ahead in the Belgrade-Pristina Dialogue and the different aspects of the normalisation process, which matter for people on the ground and for the region. https://t.co/cTNuEbuFVr
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) November 11, 2026
Rruga Press

