Lajme

“Serbia të braktisë pretendimet shoviniste ndaj Kosovës!” – Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin

Deputetja e pavarur e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku është përfshirë në një debat në rrjetin social “X” me Vladimir Štimac, pas deklaratave të këtij të fundit se Kosova është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë.

Vladimir Štimac është kryetari i Partisë Forca Nacionaliste Serbe, pjesë e listës studentore serbe, e cila sa i përket Kosovës, duket se ka të njëjtin qëndrim si Vuçiç.

Koçeku ka theksuar se demokratizimi i Serbisë nuk mund të vijë duke ruajtur të njëjtat qëndrime të presidentit Aleksandar Vuçiç ndaj Kosovës. Sipas saj, Serbia duhet të njohë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për viktimat, për personat e zhdukur dhe për dhunën seksuale gjatë konfliktit.

Lexo më shumë  Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar
7964f578 5add 4f45 B00f 04c77a69e74e

Debati ka tërhequr edhe vëmendjen e ish-ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila ka shpërndarë reagimin e Koçekut, duke e përshkruar si një mesazh nga brezi i ri shqiptar drejtuar lëvizjes studentore serbe.

86e8d3f2 F0ce 40bf 944b 7cf06ebae2d4

Rruga Press

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

YouTube player