Lajme

“10 elektricistë të vdekur në 10 muaj, si ushtarë në luftë!”, Koçeku: Duhet hetim dhe ndihmë për familjarët

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së elektricistit 34-vjeçar Angjelin Nika në Shkodër.

Koçeku shkruan se gjatë 10 muajve të fundit kanë humbur jetën në detyrë 10 elektricistë, një bilanc që ajo e cilëson tragjik. Deputetja ngre shqetësimin për kushtet e rrezikshme të punës dhe kërkon nga shteti sigurim të detyrueshëm, kompensim dhe mbështetje financiare afatgjatë për familjet e viktimave.

“Përgjatë 10 muejve të fundit kanë humbë jetën në detyrë 10 elektriçistë. Nji elektriçist mesatarisht çdo muej; ndër të cilët dje edhe Angjelin Nika nga Dukagjini. Nji bilanc tragjik për vendin tonë, a thue se elektriçistët i kemi çu në luftë, si ushtarë.
Kushtet në të cilat punojnë, dihet tashma, janë të mjerueshme: rrjet i amortizuem, infrastrukturë e degradueme dhe ndërhymje në kushte të pamunduna e tejet të rrezikshme.

Lexo më shumë  Sveçla takohet me përfaqësuesen e Ambasadës amerikane, në fokus bashkëpunimi në fushën e sigurisë

E kuptoj se përmirësimi i këtyne të fundit s’bahet për nji ditë. Por të paktën, kur shteti nuk siguron kushtet e punës, duhet kriju urgjentisht nji skemë e posaçme kompensimi dhe sigurimi i detyrueshëm për punonjësit e sektorit energjetik, si dhe mbështetje financiare afatgjatë për familjet e viktimave, veçanërisht për fëmijët që mbeten pa prind.

Detyra e parë e shtetit sigurisht asht me garantu që punonjësit e energjisë të kthehen shëndoshë e mirë në shtëpi, te familjet e tyne. Por kur nji elektriçist humb jetën në detyrë, shteti ka përgjegjësi me i qëndrue afër familjes së tij, edhe mbas ditëve të zisë, kur asaj i duhet me e përballu realitetin e jetës së përditshme tashma pa njeriun e vet”.

Lexo më shumë  Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang politik

Rruga Press

YouTube player