KryesoreLajme

Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se demokracia dhe zhvillimi ekonomik shoqërore nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit.

Kurti kështu është shprehur si panelit në “Making Peace Last: Rebuilding Societies After War”, në Forumin e Paqes në Paris.

“Kryeministri Kurti foli për rëndësinë e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror, duke thënë se ato nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit. Ai theksoi se është jetike që qytetarët të jenë gjithmonë përfitues në fund, ndërsa shtoi se infrastruktura është platformë për zhvillim, duke përmendur mes tjerash si shembull rëndësinë e arsimimit cilësor”, ka thënë Kurti thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara efektivëve të Policisë

Kurti foli për zhvillimin ekonomik duke thënë se rritja e Bruto Produktit Vendor në çerekun e parë të vitit ishte 5.4%, ndërkaq në çerekun e dytë 4.1% dhe asnjëherë nën 4%.

Për zhvillimin e shoqërisë, kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që arsimi dhe ekonomia të ecin krah për krah. Ai përmendi uljen e diferencës ndërmjet pagës më të lartë dhe më të ulët nga 20 me 1 para kësaj qeverisjeje në 4 me 1 sa është aktualisht.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Teksa tha se në Kosovë janë rreth 20 mijë gra viktima të dhunës seksuale, që u përdor si armë lufte nga aparati shtetëror i Serbisë, kryeministri Kurti theksoi se përveç dënimit të kriminelëve, është e rëndësishme jetike që viktimat të trajtohen e rehabilitohen.

YouTube player