Lajme

SPAK kërkon dy vite burg për Benet Becin, akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkeljen e barazisë në tendera. Megjithatë, SPAK kërkon që dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Sipas hetimeve, Beci, në kohën kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), dyshohet se në bashkëpunim me gjashtë vartës të tij ka favorizuar kompaninë “Consulting & Management Albania” sh.p.k., duke krijuar avantazhe të padrejta në një procedurë prokurimi me vlerë rreth 700 mijë euro.

Lexo më shumë  EFJ ngre alarmin për dhunën ndaj gazetarëve në Shqipëri: 55 sulme në 18 ditë, shumica të atribuuara efektivëve të Policisë

Tenderi kishte si objekt “Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik”, ndërsa dyshimet e hetuesve lidhen me paracaktimin e kritereve dhe hartimin e dokumentacionit në favor të kompanisë fituese.

Hetimi nisi pas analizimit të provave të sekuestruara gjatë kontrollit në banesën e Evis Berberit, i cili akuzohet gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash.

Tashmë pritet që gjykata të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe të japë vendimin përfundimtar për çështjen.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Rruga Press

YouTube player