Lajme

Pastrim parash dhe korrupsion – SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni. Krahas çështjeve për të cilat ajo po hetohej më parë, SPAK ka regjistruar edhe akuza të reja, që lidhen me dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Hetimet ndaj Hysenit vijojnë, ndërsa zgjerimi i tyre shënon një tjetër zhvillim në dosjen që po trajtohet nga Prokuroria e Posaçme. Deri më tani, nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi faktet konkrete që kanë çuar në regjistrimin e akuzave të reja.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Vlora Hyseni u pezullua nga detyra e drejtueses së SHISH dhe ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi” si person në hetim për dy vepra penale, nxjerrje e sekretit hetimor dhe përkrahje të autorit të krimit. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t.

Katër ditë para se ti komunikohej masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, Hyseni ishte pyetur në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për lidhjet me Ergys Agasin, biznesmenin e arrestuar më 26 gusht për aferën e AKSHI-t. Ajo kishte pranuar kontaktet me Agasin, duke thënë se qëllimi ka qenë për shkak të detyrës së saj, por mesazhet tregojnë të kundërtën që thotë ish-kreu i SHISH.

Lexo më shumë  Gjenerali amerikan Osborn dekoron komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin me dy medalje

Rruga Press

YouTube player