Bota

BE-ja ndan pothuajse 1 miliard euro për mbështetjen e sektorit energjetik të Ukrainës gjatë dimrit

Bashkimi Evropian ka alokuar pothuajse 1 miliard euro për të mbështetur sektorin energjetik të Ukrainës këtë dimër.

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, e bëri të ditur këtë në një intervistë për agjencinë “Ukrinform”.

“Energjia është një fushë të cilës i kemi kushtuar vëmendje të jashtëzakonshme dhe burime të mëdha financiare. Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë, kemi shpenzuar rreth 4 miliardë euro për energjinë, ndërsa paketa për këtë dimër kap vlerën e pothuajse një miliard eurove”, ka thënë diplomatja.

Lexo më shumë  Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta

Sipas saj, ndihma mbulon një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë mbështetjen për likuiditetin e kompanive kryesore energjetike, siç është “Ukrenergo”, si dhe ndihmë për blerjen e gazit.

Përveç kësaj, BE-ja po financon zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, po ndihmon në riparimin e infrastrukturës energjetike të dëmtuar ose të shkatërruar, si dhe po forcon mbrojtjen pasive të objekteve energjetike.

Një komponent tjetër i rëndësishëm i ndihmës për dimrin është dimensioni i saj humanitar.

Sipas diplomates, BE-ja po ofron mbështetje financiare për familjet në nevojë që jetojnë pranë vijës së frontit.

Gjithashtu, Ukraina ka marrë tashmë më shumë se 11,000 gjeneratorë dhe pajisje të tjera.

Rruga Press

YouTube player