KryesoreLajme

Kurti bën homazhe në 10-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit: Pesë prokurorë u ndërruan, por vrasësi ende nuk dihet

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe 10 vjet pas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ende nuk dihet emri i personit, për siç tha ai, që vrau ish-aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Kurtit, pesë prokurorë janë ndërruar, por rezultati ka mbetur i njëjtë. 

Kurti i bëri këto deklarata gjatë homazheve te varri i Deharit të mërkurën, në 10-vjetorin e vdekjes së tij.

“10 vjet pa Astritin janë shumë, janë shumë për familjen, për Vetëvendosjen, për të gjithë ne që e njohëm, por janë edhe shumë për Kosovën dhe shqiptarët, sepse mungon e vërteta e mbytjes së tij dhe drejtësia. 10 vjet më vonë nuk e dimë emrin e vrasësit të Astritit”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  BE nxjerr bllof Ramën për protestat - As Rusia, as Irani, por korrupsioni dhe keqqeverisja

Ai kritikoi institucionet për mënyrën se si ishte trajtuar rasti që në orët e para pas vdekjes së Deharit, duke thënë se ishin dhënë konstatime para përfundimit të hetimeve.

“Pesë prokurorë janë ndërruar për rastin e tij dhe qysh në orët e para pas mbytjes së tij u patën nxituar institucionet që të japin konstatime para hetimeve. Kjo e rëndoi shumë situatën dhe kjo situatë vazhdoi sot e asaj dite, pasi askush nuk është akuzuar, askush s’është arrestuar, akuzuar e dënuar për mbytjen e Astritit që e la familjen, Vetëvendosjen dhe Kosovën pa këtë djalë të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Korrupsioni, “Balluku” dhe ndërhyrja në drejtësi - Raporti i KE “nxin” Shqipërinë

Kurti tha se do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Deharin dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë për zbardhjen e rastit.

“Astriti ka qenë punëtor i madh që i ka fol puna. Astriti na mungon shumë. Ne nuk do të ndalemi duke kërkuar drejtësi për të dhe si institucione, si zyrtar shteti, si qytetar jemi më se të gatshëm që të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet e drejtësisë që të zbardhet e vërteta dhe të vihet drejtësia në vend”, përfundoi Kurti.

YouTube player