Lajme

VV pyet Çuçin për denoncimet e 25 prillit, Abazi: Kush është ky numërues që vodhi votat tona në Gjirokastër dhe komunikonte me ministrin?! (FOTOT)

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri, Boiken Abazi ka reaguar në profilin e tij në Facebook pas rikonfirmimit të Bledi Çuçit si Ministër i Brendshëm. Abazi ka rikthyer edhe njëherë çështjen e vjedhjes së votave gjatë zgjedhjeve të fundit, të denoncuara nga vetë Lëvizja VETËVENDOSJE! duke ngritur pyetje mbi drejtësinë për ankesat e dërguara në KQZ dhe heshtjen e Çuçit e Ramës. Abazi ka ripublikuar disa nga pamjet e qendrës së votimit në Gjirokastër ku një numërues vjedh votat e VV-së dhe më pas komunikon me ministrin Çuçi.

POSTIMI I PLOTË I BOIKEN ABAZIT: 

Lexo më shumë  Kurti: Arianit Besiri në moshën njëvjeçare u detyrua të largohet nga Kosova, sot është kryetar i komunës Morbach në Gjermani

Për Ministrin e Brendshëm të rikonfirmuar, Bledi Çuçi, rikonfirmohen të njëjtat pyetje:
Kush është ky numërues i kapur në kamera duke vjedhur vota gjatë procesit të numërimit në datën 26 prill 2021, në ora 5.00 të mëngjesit, në KZAZ 80, tavolina nr. 3 në Gjirokastër dhe duke komunikuar me Ministrin Çuçi? Ku është ky person që ka kryer krim elektoral?Çfarë masash janë marrë ndaj tij ndërkohë që ankesat janë dorëzuar. Përse ka heshtje nga Ministri Çuçi dhe KM Rama për këta persona të kapur në kamera duke vjedhur vota e duke komunikuar me ministra? Si mund të kemi një Polici Shteti dinjitoze kur Ministri i Brendshëm mbron krimin elektoral, ndërsa KM e riemëron në detyrë?

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Lëvizja VETËVENDOSJE! garoi në 3 qarqet Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër. Pas përfundimit të procesit, VV denoncoi me pamje manipulimin e procesverbaleve në disa qendra zgjedhore. Por edhe pse kanë kaluar 4 muaj, ende nuk dihet se çfarë është bërë me procedimet për krim zgjedhor nga ana e Policisë dhe Prokurorisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *