KryesoreLajme

Çmimet varfërojnë xhepat e qytetarëve në Shqipëri. Kriza ‘pasqyrë’ në tregjet e fruta e perimeve

Rritja e kostove të jetesës po varfëron qytetarët. Kjo situatë pasqyrohet më mirë se kudo në tregjet e fruta perimeve, aty ku tashmë edhe tregtarët por edhe qytetarët, dëshmojnë njëzëri krizën. Në Korçë, ku sipërmarrësit dhe konsumatorët, tregojnë se janë në kushte mbijetese.

Tregu i Korçës po përballet me një situatë gjithnjë e më të vështirë. Shitësit ankohen për rënie të ndjeshme të shitjeve, ndërsa blerësit janë gjithnjë e më të paktë. Edhe ata që mbërrijnë në treg, shpesh largohen pa mundur të blejnë gjithçka që u nevojitet.

Lexo më shumë  Nis punën Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekës dhe dhunën në familje

Rritja e kostos së jetesës dhe mungesa e fuqisë blerëse po rëndojnë jo vetëm mbi konsumatorët, por edhe mbi tregtarët, të cilët shprehen se puna e përditshme po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Për disa prej tyre, situata po shkon drejt falimentimit dhe emigrimit.

Më të prekurit nga kjo situatë janë pensionistët. Me të ardhura të kufizuara, ata detyrohen të llogarisin çdo shpenzim, të krahasojnë çmimet dhe shpesh të heqin dorë edhe nga produktet më të nevojshme.

Lexo më shumë  Nuk ndalet revolta! Studentët protestues zhvendosen para Kryeministrisë me thirrjet: Rama në burg, Berisha në burg!

Një realitet që pasqyron vështirësitë ekonomike të shumë familjeve korçare, ku tregu po përballet me më pak blerës, shitësit me më pak të ardhura, ndërsa qytetarët me një pyetje gjithnjë e më shqetësuese.

Rruga Press

YouTube player