Lajme

Kryeministri Kurti pranon raportet nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt të kërkuara nga kryeministri Kurti.

Sipas njoftimit të Qeverisë, së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

Lexo më shumë  Nis punën grupi për stragjinë për apelin në Hagë, Konjufca: Mbështetje e plotë për krerët e UÇK-së

“Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schëarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00”, thuhet në njoftim.

Kurti i cili tha se shihet që në këtë rast ka pasur lëshime, ka paralajmëruar masa.

Ndërsa, që Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë, ndërsa Prokuroria ka marrë vendim për suspendimin e Prokurores dhe zëvendësprokurës në Prokurorinë e Pejës.

Lexo më shumë  Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat në Shqipëri, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Rruga Press

YouTube player