KryesoreLajme

Haxhiu takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Synojmë anëtarësimin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se për Kosovën, NATO-ja lidhet pazgjidhshmërisht me vitin 1999, kur ndërhyrja e Aleancës ishte vendimtare për t’i dhënë fund luftës, masakrave dhe spastrimit etnik nga Serbia. Këto deklarime ajo i ka bërë në takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga nënkryetari i Asamblesë, Alberto Losacco, dhe kryetari i Komisionit Politik, Sverre Myrli. 

Derisa ka theksuar se mirënjohja e Kosovës mbetet e palëkundur,  sipas saj, Kosova dëshiron të dëshmojë se është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi për paqen dhe sigurinë e përbashkët.

Lexo më shumë  Një muaj paraburgim ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt

“Që nga viti 2024, Kuvendi i Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komisioneve parlamentare, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e mbikëqyrjes në sektorin e mbrojtjes, si dhe për sigurinë e infrastrukturës kritike”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Tutje ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit euroatlantik, me synimin për të avancuar drejt Partneritetit për Paqe dhe anëtarësimit në NATO. 

Lexo më shumë  Protestat studentore në Tiranë, lirohen 12 protestues

“Në këtë rrugëtim, reformat tona dhe mbështetja e aleatëve janë thelbësore. I falënderova për vizitën, me bindjen se ky takim do të pasohet nga bashkëpunim konkret dhe i vazhdueshëm”, ka shkruar ajo.

YouTube player