KryesoreLajme

Protesta studentore/ Studentët në Universitetin e Korçës vijojnë bojkotin

Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e cila po zhvillohet në Tiranë, por është shpërndarë edhe në qytete të tjera. Ata kanë braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’ dhe kanë bërë thirrje për ndryshim dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Në ditët e para ata protestuan duke marshuar në rrugët kryesore te qytetit me pankarta për më shumë të drejta dhe rrëzimin qeverisë. Në kuadër të kësaj, revoltës së tyre iu bashkuan edhe disa pedagogë të këtij universiteti. Përmes mbledhjeve të këshillit studentor, studentët vendosën bojkot duke treguar edhe një shenjë  mbështetjeje për protestën.

Lexo më shumë  Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.8% në 2027
YouTube player