Lajme

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. 

Sylaj është arrestuar rreth orës 23:40 në Deçan. 

Sylaj dyshohet se më 25 tetor me sëpatë vrau Arlinda Zekajn, ish-kunatën e tij. Ai po kërkohej nga policia.

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Lexo më shumë  Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

Policia ka falënderuar qytetarët për bashëpunimin e ofruar në lokalizimin e të dyshuarit. 

“Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunim e ofruar për lokalizimin e personit të dyshuar.  Mbesim të përkushtuar në përmbushjen e detyrave ligjore në bashkëpunim me institucionet kompetente, me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit. Për veprimet e mëtejme procedurale do të veprohet në koordinim me organet  kompetente të drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Lexo më shumë  Aeroporti i Vlorës/ QKB anulon transferimin e 47% të kuotave te 2A Group, pranon ankimin e MABCO

Rruga Press

YouTube player